FFK-ja konfirmon pikat e shitjes së biletave, tregon sa bileta mundet me ble një person

07 tetor 2018 | 21:32

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Malta, do të fillojë të hënën, më 8 tetor prej orës 17:00.

FFK-ja shton se shitja e tyre do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO, në pikat e shitjes të poshtëshënuara.

Gjithashtu bëhet e ditur se një person mund të blejë vetëm 5 bileta. E bileta duhet të ketë për çdo fëmijë .

FFK shton se secili duhet të ulet në ulësen e vet dhe askush nuk ka të drejt të qëndrojë në shkallë të stadiumit.

Biletat edhe kësaj here do të kushtojnë nga 2 euro për tribunat në veri dhe jug, pastaj 3 euro për tribunën në lindje dhe 5 e 10 euro për tribunën në perëndim. Biletat VIP do të kushtojnë nga 50 euro.

Ndeshja Kosova – Malta do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e treta në kuadër të Ligës D – Grupi 3 të Ligës së Kombeve. Kosova është lidere e grupit me katër pikë.

 

Pikat e shitjes janë këto.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia do të mbyllë aeroportet e saj për aeroplanët që…