FFK-ja: Ky mund të jetë grupi i Kosovës në ‘Euro 2020’

22 nëntor 2019 | 18:31

Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti ku janë mësuar vendet pritëse të finaleve të “play-off”-it në kuadër të Ligës së Kombeve, ku vendosen katër kombëtaret e fundit pjesëmarrëse në “Euro 2020”. Përfaqësuesja e Kosovës, e cila doli fituese e Grupit A në Divizionin D të Ligës së Kombeve, në gjysmëfinale të “play-off”-it do të luajë si mysafire e Maqedonisë së Veriut.

Në rast të kualifikimit në finale, atëherë “dardanët” do të luajnë sërish si mysafirë me fituesin e çiftit tjetër të gjysmëfinales, Gjeorgji – Bjellorusi, pasi goglat e shortit nuk ishin me fat për Kosovën. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 26 mars, derisa finalja më 31 mars.

“Në rast kualifikimi në ‘Euro 2020’ Kosova do të jetë pjesë e grupit me Holandën, Ukrainën dhe Rumaninë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), i përbërë…