FFK-ja lidh marrëveshje me kompaninë e veshjeve sportive ‘Errea’

23 shkurt 2023 | 14:10

Federata e Futbollit e Kosovës ka lidhur marrëveshje me kompaninë italiane të veshjeve dhe pajisjeve sportive “Errea”.

Sikurse edhe për shumë federata tjera të vogla në zhvillim, edhe bashkëpunimin e FFK-së me brendin e njohur “Errea” e ka ndërmjetësuar UEFA, ashtu siç ka bërë edhe me Andorrën, Bjellorusinë, Qipron, Ishujt Faroe, Lihtenshtajnin, Luksemburgun, Maltën, San Marinon e Kazakistanin.

Partneriteti disavjeçar i UEFA-s me kompaninë “Errea” e ka bërë më të lehtë negocimin e Kosovës, për të lidhur këtë marrëveshje, e cila do të jetë me kohëzgjatje deri në vitin 2026. Veshjet dhe pajisjet tjera sportive të “Errea”-s i plotësojnë standardet më të larta të dizajnit, cilësisë dhe komoditetit, e gjithashtu pasqyrojnë një identitet të fortë kombëtar. Marrëveshja përfshinë furnizimin trevjeçar me të gjitha pajisjet sportive që i nevojiten ekipeve tona kombëtare në futboll. Prezantimi i fanellave të reja të Kosovës do të bëhet së shpejti. Fanellat e reja kanë një dizajn modern e tërheqës, derisa janë krijuar me material cilësor, për të siguruar që ato të jenë të rehatshme për lojtarët gjatë ndeshjeve.

FFK-ja shpreson se fanellat e reja do t’i sjellin fat Përfaqësues në ciklin e ardhshëm kualifikues për “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zhvillimit të ndeshjes së All Star Game është koha…