FFK-ja me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Rumani – Kosovë

15 nëntor 2024 | 12:46

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar tifozët “dardanë” për ndeshjen Rumani-Kosovë se vendtakimi do të jetë në rrugën Major Coravu, në orën 20:30 sipas kohës lokale në Bukuresht.

Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo Kategorinë 1.

Njoftimi i FFK-së:

Njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Rumani – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen Rumania – Kosova se është përcaktuar pikëtakimi zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.

Vendtakimi do të jetë në rrugën Major Coravu, në orën 20:30 (sipas kohës lokale në Bukuresht) nga ku tifozët do të nisen në mënyrë të koordinuar nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi, teksa ndeshja fillon në orën 21:45 (sipas kohës lokale në Bukuresht). Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo Kategorinë 1.

Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij organizimi, FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga organizatorët dhe autoritetet e rendit.

May be an image of map and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GIZ-i gjerman në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë,…