FFK-ja me njoftim të rëndësishëm për rinovimin e Licencave për trajnerë

20 qershor 2024 | 12:04

Departamenti për Edukim në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar të gjithë trajnerët që janë të pajisur me Licencë C, B si dhe GK C, e të cilave ju ka skaduar validiteti, se datat për rinovimin e Licencave do të jenë si vijon:

Licenca C dhe GK C:
2-3/7/2024

Licenca B:
4-5/7/2024

Procesi i trajnimit do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali si dhe në platformën online “Edubreak”.

Çmimi për vazhdimin e Licencen C dhe GK C është 35 €
Çmimi për vazhdimin e Licencës B është 55 €

Trajnerët që do të jenë pjesë e renovimit të licencave duhet të dërgojnë email në adresën: [email protected] e më pas do të njoftohen rreth procedurave të radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi, ka…