FFK-ja merr vendim për Arsim Kabashin
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj presidentit të klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi.
Kryetari i kampionit aktual të Kosovës dyshohet se ka sulmuar në zhveshtoret e stadiumit trajnerin e Fushë Kosovës, Burim Shala.
Kabashi dyshohet se ka sulmuar kryetarjanerin e skuadrës kundërshtare, për shkak se sipas tyre ata nuk kanë pranuar marrëveshje paraprake me Ballkanin për t’ia lëshuar ndeshjen.
Për shkak të incideve pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 34-të mes Ballkanit e Fushë Kosovës, në procedurë disiplinore kanë përfunduar klubi dhe presidenti i Ballkanit.
Te Ballkani kishin mohuar sulmin duke potencuar se ndaj tyre po bëhet fushatë e “pakuptimtë”.
“Nuk kalojnë akuzat për asnjë sulm në shtëpinë tonë. Ndeshjet fitohen apo humben në fushë, kur aty mbyllet takimi, të tjera vegëza nuk e ndryshojnë asnjë gjë. Një rezultat i tillë e më se normal ndaj Fushë Kosovës, nuk qe i kapërdishëm për dikë, konkretisht zv. trajnerin e tyre, i cili rrugës për zhveshtore, nisi të fyej e ofendoj në drejtim të anëtarëve tanë, e dikush edhe mund t’ia ketë kthyer me fjalorin e njëjtë. Për këtë posa t’i marrim të gjitha detajet nga akterët, do të sqarohemi me informacione të tjera”, shkruan në komunikatën e Ballkanit të lëshuar të dielën.