FFK-ja ndan katër bursa studentore

28 mars 2025 | 16:10

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve, ka ndarë sot katër bursa studentore për studentët e dalluar. Ky projekt vjen si një hap i rëndësishëm në mbështetje të të rinjve që synojnë të avancojnë në fushën e sportit dhe edukimit fizik.

Në ceremoninë e ndarjes së bursave, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përgëzoi dekanin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, Florian Miftari dhe prodekanin Malsor Gjonbalaj, për këtë nismë të vlefshme që synon të ndihmojë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

“Jam tejet i lumtur që ka nisur një iniciativë e tillë. FFK do të jetë gjithmonë pranë studentëve, jo vetëm me bursa, por edhe duke krijuar mundësi të tjera për zhvillimin dhe avancim”, ka theksuar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar martirët masakrës së Izbicës në…