FFK-ja ndihmon klubet e Ligës së dytë dhe Ligës së tretë
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në vazhdimësi po punon për të mirën e futbollit kosovar, duke u munduar që në çdo formë t’i përkrahë klubet dhe t’i ndihmojë maksimalisht ato.
Pas arritjes së marrëveshjes për të drejtat televizive për Superligë dhe Ligën e parë si dhe finalizimin e marrëveshjes së sponzorizimit të Ligës së parë, nga të hyrat e të cilave përfitojnë klubet e këtyre ligave, tani FFK-j do t’iu dalë në ndihmë edhe ekipeve në ligat tjera.
Këtë vit FFK-ja do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjeve, duke i liruar nga pagesa të gjitha klubet e Ligës së dytë dhe të tretë, duke krijuar një fond të veçantë.
Në Ligën e dytë janë 16 klube, derisa në të tretën mbi 30 sosh.
Federata e Futbollit të Kosovës ka theksuar se do t’i ndihmojë klubet jo vetëm në periudha të vështira sikurse kjo e pandemisë, por do të vazhdojë t’u qëndrojë afër gjithmonë.