FFK-ja nënshkruan memorandumi i bashkëpunimit me Komunën e Istogut

15 gusht 2022 | 16:29

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qëndruar të hënën për vizitë në Komunën e Istogut, ku është pritur nga kryetari Ilir Ferati. Me këtë rast është bërë nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së, Komunës dhe KF Istogu.

Pjesë e këtij memorandumi do të jetë edhe ndërtimi i fushës stërvitore, që do t’i shërbejë të gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit të kësaj komune, por që do të jetë nën menaxhimin e KF Istogu. Kryetari i FFK-së shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin Ferati për bashkëpunim të ngushtë dhe për gatishmërinë për ta ndihmuar KF Istogu, por edhe zhvillimin e futbollit në përgjithësi.

Në anën tjetër, edhe kryetari i komunës së Istogut e falënderoi kryetarin Ademi dhe FFK-në që po u qëndron afër klubeve dhe po kujdeset për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti Suprem i Aleancës Veri-Atlantike, James Stavridis, beson se presidenti…