FFK-ja: Nuk do të tolerohet falsifikimi i fanellave të Kombëtares
12 gusht 2018
| 17:29
Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër daljen në treg të kopjes së fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës.
FFK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet dhe do të dënohet sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, prandaj kërkon nga personat që i kanë hedhur këto fanella në shitje nëpërmjet “Facebook”-ut që t’i tërheqin ato sa më parë.
FFK-ja po ashtu do ta paraqesë rastin në prokurorinë e shtetit dhe te agjensioni i të drejtave autoriale. Tash për tash fanellat e Kombëtares së Kosovës janë në shitje vetëm në faqen zyrtare të kompanisë ‘Fourteen’ në linkun e mëposhtëm: https://www.14fourteen.it/product/kosova-home-shirt-2018-19/.