FFK-ja organizon kursin e radhës për Licencën C për trajnerë të portierëve

14 maj 2024 | 15:54

Departamenti i Edukimit në Federatën e Futbollit të Kosovës organizon kursin e radhës për Licencën C për trajnerë të portierëve. Kursi do të mbahet nga data 14 qershor deri më 19 qershor 2024, në Kampin Nacional në Hajvali.

Aplikantët e interesuar duhet të kenë të përfunduar “kursin D të trajnerëve për portierë”.

Përmbajtja e këtij kursi do të jetë:

  • Përsëritja e teknikave bazike
  • Pozicionimit bazik
  • Ndërtimi i aksionit i detajuar,
  • Teknikat e detajuara të mbrojtjes së goditjeve,
  • Situata 1v1 në teknikë dhe taktikë,
  • Mbrojtja e hapësirës,
  • Video analizë e stërvijtes dhe ndeshjes,
  • Struktura periodike e një stërvitje të portierave,
  • Stërvijte të përshtatur në moshë.

Fundi i kursit do të përmbyllet me një provim praktik.

Të interesuarit për aplikim duhet të kenë dokumentat e kompletuara si vijon: Aplikiacioni (shkarko këtu), Certifikatë Mjekësore (e lëshuar në QKMF), Certifikatë që nuk jeni nën-Hetime, Diplomë e Shkollës së Mesme apo Fakultetit, 2 Foto.

Çmimi për kurs do të jetë 200 €.

Të gjithë të interesuarit mund të dorezojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 10.06.2024 te:

[email protected]

Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në kurs. Aplikacioniet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan është në kërkim të një sulmuesi, pas largimit…