FFK-ja organizon kursin e tretë të edukimit Grassroots për trajnere
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të organizojë kursin e tretë të Edukimit Grassroots pa pagesë për 24 femra. Kursi do të zgjasë pesë ditë të plota kalendarike dhe do të mbahet nga data 1 deri më 5 korrik.
Kursi i edukimit grassroots do të përfshijë këto tema: Njohja bazike e futbollit; Trajning dhe lojëra me fëmijë të moshës 5 deri në 10 vjet; dhe Trajning për të rinj U11-U16.
“Kursi është i dizajnuar për trajneret femra të cilat nuk e kanë marrë deri më tani licencë për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit, si dhe për të gjitha ato që janë të interesuara të fillojnë me punën e trajneres, kryesisht me fëmijët. Kursi kërkon pjesëmarrje në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs”, është thënë në njoftimin e FFK-së.
Pas përfundimit trajneret do të marrin FFK Grassroots Coach Certificate (UEFA Leaders Certificate).