FFK-ja organizon kursin për UEFA B-Licencë
Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e trajnerëve për Licencë – B. Kursi do të mbahet përgjatë muajve shkurt – maj dhe kërkon një periudhë praktike në klub gjatë njërit prej muajve shkurt – maj 2023.
Kursi do të fillojë me datën 1 shkurt 2023, dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punës praktike dhe atë të provimeve. Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:
– Njohja bazike e futbollit
– Stërvitje për të rinj
– Stërvitje teknike & taktike
– Përgatitja fizike
– Analizë e lojës
Kriteret e pranimit në kurs janë:
• Dëshmi mbi shkollimin (minimum diploma e shkollës mesme)
• Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale
• Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së
• Kopje e licencës C
• Formular Aplikimi (gjej attached)
Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.
Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin UEFA B- Licencë.
Licenca B është kriter për Licencat e ardhshme siç është UEFA A Licencë për trajner.
Pagesa e Kursit është 500 € (euro) për person. Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të FFK-së deri më 27 janar 2023: [email protected]. Në total numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë 20.