FFK-ja përjashton nga puna Eroll Salihun
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së vendosi sot që ta largojë nga puna ish-sekretarin e përgjithshëm të këtij institucioni, Eroll Salihun.
Fillimisht, Salihu ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm për të kaluar në pozitën e drejtorit sportiv e në fund për tu përjashtuar nga ky institucion.
Ndaj Salihut ishte ngritur procedurë disiplinore për paraqitjet e tij televizive ku sipas KE të FFK-së i njëjti nuk kishte marrë leje.
Në mbledhjen e mbajtur sot nga Komiteti Ekzekutiv është vendosur përfundimisht largimi nga puna i Eroll Salihut.
“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor, mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.