FFK-ja pranon ankesën e FC ‘Suhareka’, e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj ‘Rahovecit’
Komisioni i Garave i FFK-së e ka pranuar ankesën e FC Suharekës lidhur me ndeshjen e ditës së mërkerë ndaj Rahovecit, e cila përfundoi me barazim 0-0.
Në bazë të vendimit, Suhareka e ka fituar këtë ndeshje me rezultat zyrtar 3-0.
Fc Suhareka është ankuar se KF Rahoveci ka aktivizue në lojë lojtarin me nr. 9 . Hamid Mullaabazi ,me nr.I.D. -004655M97 i cili nuk ka qenë i shënuar -rexhistruar në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Garave i FFK-së në seancën e vetë të mbajtur me date: 06.10.2023, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 7-të të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A si dhe të ankesës së ushtruar nga: KF Suhareka 23, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga KF “Rahoveci të lojtarit i cili nuk ka qenë i shënuar në protokoll para fillimit të ndeshjes, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent konform Nenit 71 të Regullores së Garave, me date: 06.10.2023 mori këtë:
V E N D I M
Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit “Suhareka 23” nga Suhareka dhe
Ndeshja e javës së 7-të e Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A, në mes KF “Rahoveci“ dhe KF “Suhareka 23” e përfunduar me rezultat 0:0 në fushë, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Suhareka 23 nga Suhareka .
A r s y e t i m
Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 06.10.2023 regjistroi ndeshjet e javësë 07.-të VIVA FRESH –Liga e Parë- Grupi A ,me rezultat të arritura në fushë , përveq të ndeshjes së zhvilluar në Rahovec në mes të -K.F-Rahovecit “ dhe K.F.-Suhareka 23 , për shkake se K.F.- Suhareka 23 ka ushtruar ankesë përkitazi me parregulsin e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e KF-“Rahoveci “ –, konkretisht:
KF- Rahoveci ka aktivizue në lojë lojtarin me nr. 9 . Hamid Mullaabazi, me nr.I.D. -004655M97 i cili nuk ka qenë i shënuar- rexhistruar në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes.
Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua:
Komisioni i Garave, sipas Nenit 71 Paragrafi 1.të Regullorës së Garave janë prëmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën ..
Sipas protokolit zyrtar, lojtari me nr .9. nuk ka qenë i shënuar -rexhistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe I cili është aktivizuar në miuten 80 të lojës dhe ky veprim i K.F.- “Rahoveci” ka qenë i pa lejuar dhe i kunderligjshëm.
Komisioni i Garave, konform Nenit 77. Pargrafi 2. Pika 8 të Rregullorës së Garave e miraton ankesën e K.F.- “Suhareka 23“ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 7- të , të VIVA FRESH- Liga e Parë –Grup A, në mes K. F.- “Rahoveci “ -K.F.- Suhareka 23 e rexhistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të K.F.-Suhareka 23 , nga: Suhareka.