FFK-ja prezanton fanellat e reja të Përfaqësues  

23 mars 2023 | 13:34

Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian Kosova e fillon me uniformë të re. Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar sot linjën e re të veshjeve dhe pajisjeve sportive të brendit të njohur italian “Errea”. Me fanellat e reja, të cilat përfshijnë ngjyrat e flamurit dhe hartën e Kosovës, futbollistët “dardanë” do të jenë më të motivuar dhe do të ndjejnë edhe më shumë përgjegjësi ndaj vendit të tyre.

Linja e re e veshjeve prezanton tri dizajne të fanellave; Me të kaltrën “Dardanët” do të luajnë në shtëpi, me të bardhën në udhëtim, ndërsa ngjyra e zezë është përzgjedhur si opsion i tretë. Me dizajn të ri, material cilësor dhe komoditet, fanellat dhe pajiset e reja sportive plotësojnë standardet më të larta të veshjeve sportive, e po ashtu ofrojnë rehati gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi trevjeçar të FFK-së me partnerin e UEFA-s “Errea”, ekipet përfaqësuese të të dy konkurrencave do të pajisen me të gjitha uniformat dhe pajisjet e nevojshme sportive. “Urojmë që fanellat e reja të sjellin fat dhe suksese për ‘Dardanët’ në ciklin kualifikues për ‘Euro 2024’”, thuhet në postimin e FFK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…