FFK-ja reagon për çështjen “Feronikeli”
Duke u nisur nga situata e krijuar në klubin e futbollit Feronikeli nga Drenasi, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit të klubit, Ekrem Elshani, i cili dorëheqjen e tij e ka deponuar në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Drenasit.
Pas marrjes së informatës zyrtare nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Drenasit, Federata e Futbollit e Kosovës kërkon që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të zgjidhet kryetari i ri dhe organet tjera me qëllim të sanimit të kësaj gjendje.
“Njoftohen të gjitha klubet dhe palët e tjera të interesuara dhe të involvuara për çfarëdo lloj interesi, se të gjitha vendimet e marra për transferimin e lojtarëve apo veprimet tjera juridike pas datës 11 dhjetor 2017 janë të pavlefshme dhe jo legjitime. E gjithë kjo nga ana e FFK-së bëhet për interes të ruajtjes së interesit të klubit, mbrojtjen e futbollistëve si dhe ruajtjen e integritetit të garave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)