FFK-ja refuzon ankesën e Prishtinës

13 shtator 2022 | 14:40

Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka shqyrtuar ankesën e FC Prishtina lidhur me vendimin e Komisionit Disiplinor për dënimin e “bardhekaltërve”.

Prishtina u dënua me dy ndeshje jashtë fushe dhe të dyja pa praninë e tifozëve, pas përleshjes së tifozëve “Plisat” me tifozët e Ballkanit “Xhebrailat”.

Komisioni ka vlerësuar se dënimi i Shkallës së Parë ishte veprim i drejtë.

Vendim i plotë:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 13.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:

Vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë datë: 09.09.2022. Vërtetohet:

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa ka shqyrtuar ankesën e FC “Prishtina”, lidhur me incidentin e shkaktuar në ndeshjen kampionale të xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 04.09.2022 , me ç’rast vërtetoi se vendimi I Komisionit Disiplinor – shkalla e parë i datës 09.09.2022 mbetet në fuqi. Komisioni për Ankesa më këtë rast konstatoi se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruar drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 119 pika A i Rregullores Disiplinore. Bazuar me këtë vendim të vërtetuar FC “Prishtina” , i mbetet t’i zhvillojë dy ndeshje të radhës jashtë fushës së vetë pa shikues dhe jashtë Prishtinës si dhe mbetet në fuqi sanksioni me gjobë me vlerë prej: 1200.€. Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë, duke u bazuar në neni: 53, paragrafi 1, pika B ku thuhet ”në rast të hedhjes së mjeteve piroteknike, gjësendeve të forta, përleshjes së publikut në mes vete, hyrjes në fushë të publikut, prishjes së perimetrit të sigurisë (pa pasoja në zyrtar dhe pjesëmarrës në lojë) mund t’i shqiptohet dënim me të holla, dënim të fushës, dënim të publikut për përcjellje të ndeshjes (ndeshje pa prezencë të spektatorëve)” vërteton masën e dënimit nga ana e Komisionit Disiplinor – shkalla e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara është e lumtur dhe ndodhet larg Parisit, të…