FFK-ja: S’ka bileta në shitje për ndeshjen me Çekinë

18 tetor 2019 | 16:06

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se nuk do të ketë në shitje bileta për ndeshjen Çeki – Kosovë, që zhvillohet në Plezen.

FFK-ja ka njoftuar se sasia e biletave që ka në dispozicion është shumë e vogël dhe ato do t’u shpërndahen Dardanëve, institucioneve, partnerëve të FFK-së dhe familjarëve të futbollistëve.

“Duke kuptuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut dhe tifozëve për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës në sfidën më të rëndësishme deri tani, atë kundër Republikës Çeke, Federata e Futbollit e Kosovës me keqardhje të thellë është e detyruar t’ u bëjë thirrje tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele, për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të biletave që FFK-ja ka në dispozicion për këtë ndeshje. Në bazë të nevojave, biletat që janë në dispozicionin tonë, do t’ u akordohen grupimit të tifozëve ‘Dardanët’, kurse pastaj në bazë të obligimeve kontraktuale që ka, FFK-ja do të ndaj bileta për sponsorët, bashkëpunëtorët, institucionet si dhe në fund familjarët e futbollistëve”, është theksuar në njoftimin e FFK-së.

FFK-ja ka theksuar se çmojnë jashtëzakonisht shumë përkrahjen e parezervë që marrim nga publiku në rrugëtimin drejtë ëndrrës për kualifikim. “U jemi shumë mirënjohës të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve që janë në gjendje të bëjnë shpenzime të pabesueshme vetëm për të qenë krah futbollistëve në këtë ndeshje, por në situatën në të cilën jemi, e kemi të pamundur të sigurojmë bileta për takimin që zhvillohet në Plzen. Stadiumi ku zhvillohet ndeshja ka kapacitet të ultë dhe përkundër insistimit tonë, Federata Çeke e Futbollit ka refuzuar të ndaj numër pak më të madh biletash për sektorin e shikuesve mysafirë”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë prodhime nga vendet e Bashkimit Evropian do të bëhen…