FFK-ja solidarizohet me Shqipërinë

26 nëntor 2019 | 19:53

Shqipëria është goditur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter në orën 3:55 të mëngjesit të ditës së martë. Përveç dëmeve të shumta materiale, ka edhe njerëz të vdekur.

Në mesin e tyre dy janë të vëllezër nga qyteti i Gjilanit. Pas kësaj tragjedie me shtetin shqiptar është solidarizuar komuniteti sportiv në Kosovë dhe më gjerë. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria.

“Në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe bashkëndiejmë me to në këto çaste të vështira. FFK-ja solidarizohet me FSHF-në, klubet e futbollit dhe tërë kombin shqiptar në këtë situatë emergjente dhe do të jetë e gatshme t’i ndihmojë me të gjitha kapacitetet vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri. Lusim Zotin që kjo gjendje të tejkalohet sa më shpejt, njëherësh shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit shqiptar, kurse për të gjithë të lënduarit urojmë shërim sa më të shpejtë!”, është thënë në letrën e kryetarit Agim Ademi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari ishte shumë afër rikthimit te Barcelona në afatin kalimtar…