FFK-ja sot shpall më të mirët e vitit 2017
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot (e premte) do t’i shpallë më të mirët për vitin 2017.
FFK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se ceremonia e shpalljes së laureatëve për vitin që sapo e lamë pas do të organizohet në orën 17:00 në Hotel “Emerald”. Gazeta ka mësuar se futbollisti i vitit pritet të shpallet Amir Rrahmani ose Valon Berisha, i cili e fitoi këtë çmim edhe për vitin paraprak.
Epiteti i skuadrës më të mirë do t’i takojë Trepçës ’89, kurse trajner i vitit do të shpallet Zekrija Ramadani, i cili i prinë skuadrës mitrovicase drejt titullit. Epiteti i gjyqtarit më të mirë do t’i takojë Genc Nuzës. Ky i fundit në vitin 2017 bëri edhe debutimin në arenën ndërkombëtare. FFK-ja do të shpallë edhe çmime të tjera si dhe do t’i nderojë me mirënjohje edhe ata që po e ndihmojnë futbollin e Kosovës.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)