FFK-ja vazhdon mbështetjen për klubet e femrave
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është e vendosur ta mbështesë në vazhdimësi zhvillimin e futbollit të femrave.
Anëtarja e KE-së dhe kryetarja e Komisionit për Futbollin e Femrave, Vjollcë Krasniqi, bashkë me menaxheren e Ligës së Femrave, Valbonë Gashi-Uka dhe asistenten ekzekutive të sekretarit të përgjithshëm, Doruntinë Fetahaj, kanë mbajtur një takim informues me përfaqësues të klubeve të futbollit të femrave rreth mbështetjes dhe implementimit të projektit për zhvillim të futbollit të femrave.
Klubet e Superligës do të kenë mbështetje në vlerë prej 4 000 eurosh, ndërsa grupmosha U-16 me nga 2000 euro, kurse secili klub do të mbështetet në veshmbathje. Klubet do të marrin edhe nga 1 000 për transport.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)