FFK-ja: Zhegrova vazhdon shkëlqimin në Ligën e Kampionëve

24 tetor 2024 | 14:07

Edon Zhegrova ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi një gol në fitoren e Lille ndaj Atletico Madridit (3-1).

Paraqitjen e futbollistit “dardan” e ka vlerësuar lartë edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

“Forma fenomenale e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk ka të ndalur. Ai triumfoi mbrëmë në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër Atletico Madridit, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:3. Zhegrovës në këtë ndeshje i mjaftuan vetëm 74 minuta dhe 35 prekje me topin për të pasur 88% saktësi në pasime dhe për të shënuar një gol fantastik”, thuhet në postimin e FFK-së.

May be an image of 1 person, playing American football, playing football and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen u bë saktësisht 4 muaj që nuk fiton…