FFK-ja zyrtarizon dy miqësoret e Kosovës në qershor
23 prill 2021
| 12:30
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nëpërmjet një njoftimi për medie ka njoftuar se Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor.
“Dardanët” zhvillojnë miqësore me San Marinon më 1 qershor dhe më 4 qershor ndaj Kazakistanit.
“Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor. Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Veton ZYMBERI/
San Marino zyrtarizon miqësoren me Kosovën