FGjK-ja organizon Gjimnastradën 2025 në mënyrë madhështore

15 mars 2025 | 22:25

Me një organizmin të shkelqyer dhe me një pjesëmarrje masive, Federata e Gjimnastikës së Kosovës e drejruar nga Shkumbin Maqastena, ka organizuar Gjimnastradën e Kosovës 2025.

Në këtë Gjimnastradë kanë marrë pjesë 186 garuese nga 8 klube gjimnastikore me gjithsej 13 performanca të shkëlqyeshme.

Gjimnastrada është organizuar në hapësirat e Fakuktetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. Kështu thuhet në njoftimin për media nga FGJK-ja.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 15 Mars 2025 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit është organizuar Gjimnastrada e Kosovës 2025 nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës.

Në këtë aktivitet morën pjesë 186 fëmijë, të grupmoshave të ndryshme, të cilët shfaqën talentin e tyre përmes lëvizjeve të harmonizuara, energjisë dhe elegancës që ky sport kërkon.

Gjimnastrada është më shumë se një shfaqje – është një moment frymëzimi dhe motivimi për të gjithë ne. Sot, në këtë ngjarje të veçantë, jo vetëm që shijuam performancat e jashtëzakonshme, por gjithashtu u dëshmua puna, disiplina dhe pasioni i këtyre gjimnastëve të talentuar.

Një falënderim i përzemërt shkon për kompaninë Liri Prizren për bashkëpunimin dhe dhuratat e përgatitura për të gjithë pjesëmarrësit.

Poashtu Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit vazhdon të jetë partner i rëndësishëm i zhvillimit të sportit, bashkëpunimit me Federatat Sportive, dhe promovimit të shëndetit edhe tek gjeneratat e reja në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar 24 orë, por as Kurti e as ndonjë…