FHK-ja kërkon shtyrjen e ndeshjen Kosovë-Bjellorusi
12 mars 2020
| 14:33
Federata e Hendbollit e Kosovës ka kërkuar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHV) të shtyhen ndeshjet kualifikuese mes Kosovës dhe Bjellorusisë, në konkurrencën e vashave, për shkak të koronavirusit.
Ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë ishte planifikuar fillimisht të luhet më 25 mars në Prishtinë, kurse ndeshja tjetër më 29 mars në Minsk.
“FHK-ja është në komunikim intensiv me EHF-në dhe pritet që të aprovohet kërkesa jonë. Nëse kërkesa aprovohet, ndeshjet luhen në javën e parë të qershorit”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Federata kosovare”, thuhet në njoftimin e FHK-së.