FHK-ja mban Kuvendin Zgjedhor më 30 janar

27 dhjetor 2024 | 16:25

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Udhëhequr nga presidenti Eugen Saraçini, Bordi e kishte mbledhjen e radhës të enjten dhe mori vendime të rëndësishme.

U vendos që Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahen më 30 janar. Po ashtu, është vendosur që prej 8 deri më 15 janar të jetë i hapur afati kalimtar dimëror. Bordi ka analizuar edhe aktivitetet gjatë vitit 2024, duke vlerësuar të arriturat dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer këmbëngul se nuk ka asnjë…