FHK-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në
07 shkurt 2024
| 15:21
Sot në ambientet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në emër të MKRS-së memorandumin e ka nënshkruar zëvendësministrja Daulina Osmani, ndërsa presidenti Eugen Saraçini ka nënshkruar për FHK-në.
Osmani e Saraçini kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritashëm të FHK-së me MKRS-në, ndërsa janë pajtuar që të vazhdohet puna e përbashkët për projektet e ardhshme.
Përkrahja e MKRS-së për FHK-në përcaktohet përmes procesit të kategorizimit. Të kujtojmë që hendbolli është sporti i dytë më i ranguar në vendin tonë.