FHK-ja thirrje hendbollistëve në diasporë: Kosova po ju pret

08 qershor 2020 | 15:59

Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për ngritje të nivelit të gjithëmbarshëm.

Prej prioriteteve të FHK-së është organizimi sa më i mirë dhe ngritja e vazhdueshme e cilësisë në ekipet përfaqësuese të grupmoshave të reja, pasi ato janë bazë për Përfaqësuesen A sa i takon të ardhshmes së afërt.

Si te meshkujt ashtu edhe te femrat në Përfaqësuesen A kanë avancuar shumë e shumë hendbollistë e hendbolliste që më parë kanë luajtur për grupmosha. Ndërsa FHK-ja është e vendosur që këtë trend ta avancojmë.

“Hendbollistët dhe hendbollistet e klubeve të vendit mbesin bazë e fuqishme për ekipet përfaqësuese, por ne shumë llogarisim edhe në hendbollistë dhe hendbolliste të reja që hendbollin e mësojnë dhe e luajnë në vende të ndryshme evropiane. Kombinimi i lojtarëve që hendbollin e mësojnë dhe e luajnë në Kosovë dhe i atyre që e mësojnë dhe e luajnë në Evropë po del të jetë shumë i suksesshëm. Derisa për hendbollistët në vend kemi më shumë informata dhe mund të përcjellën vazhdimisht, kjo është më pak e mundshme për hendbollistët në vendet evropiane. Për këtë ne u bëjmë thirrje të gjithë hendbollistëve të rinj që ushtrojnë e luajnë në nivel serioz në vende evropiane që të kontaktojnë FHK-në për të qenë në dispozicion për përzgjedhje eventuale në ekipet përfaqësueseve të grupmoshave të reja”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Federata e Hendbollit i ka ftuar prindërit e lojtarëve që të përfshihen në këtë proces, kurse Kosova ka nevojë për lojtarë cilësorë dhe të talentuar, ndërsa lojtarët e rinj dhe prindërit e tyre e kanë mundësinë që të japin kontribut në aspektin sportiv për vendin e tyre e po ashtu që të bëjnë hap të rëndësishëm në karrierë duke luajtur në një përfaqësuese që po ngritët vazhdimisht.

“Përzgjedhjen në fund e bëjnë selektorët dhe shtabet teknike, por ftesa është e hapur për t’u vënën në dispozicion të Kosovës. Kjo mund të bëhet përmes emailit: [email protected], apo përmes faqeve zyrtare të FHK-së në rrjetet sociale. Të kujtojmë që ekipet kombëtare U18 e U20 në janar të vitit 2021 kanë kampionatet evropiane e më pas verën e ardhshme edhe kombëtaret e reja të hendbollisteve. FHK-ja dhe ekipet përfaqësuese të saj i mirëpresin të gjithë”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Driton Rexhepi Shqiptarët e komunës së Bujanocit gjenden para…