FHK-ja u prezantua edhe me zyrtarë të ndeshjeve në IHF Trophy
19 janar 2025
| 16:16
Organizimi i IHF TROPHY për zonën evropiane nga ana e federatës sonë mori nota maksimale. Kombëtarja jonë fitoi në grupmoshën U18, ndërsa Bullgaria në grupmoshën U20.
Federata e Hendbollit e Kosovës në këtë kampionat u prezantua edhe me zyrtarë të ndeshjeve. Fahredin Hashani ishte delegat i IHF-së në të gjitha ndeshjet e kampionatit, ndërsa Genc e Getoar Bujupi kanë ndarë drejtësinë në katër ndeshje të rëndësishme.
Ata janë vlerësuar lartë për punën e bërë. Çifti Bujupi tashmë po bën përvojë të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, ndërsa këtë muaj u delegua në dy ngjarje të rëndësishme të ekipeve kombëtare.