FIA ndryshon rregulloren për garat Sprint në Formula 1, e para zhvillohet këtë fundjavë

28 prill 2023 | 10:41

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) zyrtarizoi rregullat e reja sa i takon gjashtë garave Sprint të këtij sezoni. Starti i garës nuk do të vendoset më nëpërmjet renditjes së garave Sprint, me rendin e nisjes për garën kryesore të së dielave do të përcaktohet nëpërmjet provave të së premtes.

E premtja do të ketë një sesion provash të lira dhe më pas do të nisin ato zyrtaret. Sakaq, të shtunën do të zhvillohen tre sesione duke filluar nga 12 minuta në sesionin e parë, 10 minuta në sesionin e dytë dhe tetë minuta në sesionin e tretë për të përcaktojë rendin e nisjes në garën Sprint, e cila do të zhvillohet po të shtunën.

Organizatorët synojnë që nëpërmjet kësaj formule, të ketë më shumë spektakël në garat Sprint duke qenë se pilotët mund të shtyjnë në maksimum pasi nuk do të humbisnin pozicione për garën e së dielës dhe do të kërkonin me ngulm pikët.

Ndërkaq, pikët e garave Sprint nuk ndryshojnë me vendin e parë që do të marrë tetë pikë, vendin e dytë shtatë pikë, vendin e tretë gjashtë pikë dhe kështu me radhë deri në vendin e tetë që do të marrë një pikë. Pas Azarbajxhanit këtë fundjavë, pesë garat e tjera Sprint janë planifikuar të zhvillohen në Austri, Belgjikë, Katar, Amerikë dhe Brazil.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë…