FIA planifikon fillimin e kampionatit në qershor ose korrik

11 prill 2020 | 23:44

Federata Botërore e Automobolizmit (FIA) ka në plan dy data për nisjen e kampionatit botëror të Formula 1 për vitin 2020.

Sipas mediave të huaja, FIA parashikon që në rastin e parë të mundshëm ky sezon të nisë në 28 qershor me garën e Francës, ndërsa nëse vazhdon pandemia globale e koronavirusit, atëherë do të planifikohet që kampionati më i ndjekur i garave automobilistike të debutojë për këtë sezon në 5 korrik me garën e Austrisë.

Për shkak të koronavirusit, FIA ka pezulluar 9 garat e para të këtij edicioni të Formula 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus…