FIBA fillon fushatën digjitale për ta bashkuar komunitetin e basketbollit
FIBA ka njoftuar fillimin e një fushate dixhitale të krijuar për të sjellë një mesazh pozitiv shprese në këto kohë sfiduese.
Që nga mesi i muajit mars, komunitetit global të basketbollit i ka munguar aksioni sportiv për shkak të pandemisë COVID-19.
Në përgatitje të kthimit të basketbollit, FIBA po fillon #FIrstBAsket fushatën dixhitale, si një mënyrë të kthimit të basketbollit në komunitetin global të basketbollit dhe sigurimin e një mesazhi pozitiv për ditën e kthimit të basketbollit në veprim.
Kësaj fushate i është bashkuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, që është shumë aktive në rrjetet sociale, derisa së fundi është përmendur nga FIBA si shembull i mirë, për kampanjën “Her World, Her Rules”.
#FIrstBAsket do të përbëhet nga një seri video, foto dhe mini-intervista me yje të basketbollit dhe basketbollistë 3×3, trajnerë, tifozë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë të lojës, të cilat do të shtrojnë pyetjen – çfarë do të jetë #FIrstBAsket juaj?
Llogaritë e mediave sociale të FIBA-s, të cilat kohët e fundit janë njohur përsëri në top-3 mes federatave ndërkombëtare të sporteve, do të pasojnë rikthimin e ardhshëm të lojës dhe do të ndajnë aksionin nga praktikat dhe lojërat në të gjithë botën për të festuar rikthimin e lojës që ne e duam.
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-së, Andreas Zagklis tha: “Gjatë muajve të fundit pandemia COVID-19 ka ndryshuar jetën tonë të përditshme dhe ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në sportin ndërkombëtar, përfshirë basketbollin. Ndërsa bota ngadalë fillon të ndërmarrë hapa për rivendosjen e aktiviteteve të ndryshme, familja e basketbollit me padurim është duke pritur kthimin e lojës sonë. Në këto kohë sfiduese, fushata dixhitale #FIrstBAsket promovon pasionin dhe dashurinë të lojës tonë, duke i ftuar të gjithë të ndajnë #FIrstBAsket e tyre”.
Fushata #FIrstBAsket do të shpërndahet në të gjitha kanalet e mediave sociale të FIBA-s dhe ne inkurajojmë tërë komunitetin e basketbollit – federatat kombëtare, ligat, klubet, lojtarët, zyrtarët, tifozët – të kontribuojnë në këtë lëvizje dhe këtë mesazh shprese duke postuar dhe shkëmbyer momentet e tyre #FIrstBAsket.