FIBA largon dënimin për Pejën
17 shtator 2019
| 15:22
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar edhe zyrtarisht se, Klubit të Basketbollit Peja i është larguar dënimi, dhe tashmë ka të drejtë të transferojë dhe regjistrojë lojtarë për edicionin e ri.
Ditë më parë dënimi i është larguar edhe klubit të Bashkimit, me kusht që do t’i përmbahet marrëveshjes me FIBA-n. Peja edicionin e ri do të rikthehet në garat e Superligës së Kosovës në basketboll dhe kjo pritet të bëjë shumë interesante garat në elitë.
Ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir i Ponte Prizrenit, kurse takimin e parë në shtëpi do ta zhvillojë në xhiron e tretë ndaj Sigal Prishtinës. Edicioni i ri i Superligës që fillon më 28/29 shtator pritet të jetë shumë interesant, me shumë derbi dhe shumë shikues në tribuna.