FIBA lavdëron punën që FBK-ja po bën për fuqizimin e klubeve

22 maj 2022 | 11:45

Të shtunën në Vilnius në organizim të Federatës së Basketbollit të Lituanisë dhe FIBA Evropës është organizuar Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës për vitin 2021, në të cilën Asamble të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku.

Në Asamblenë e Përgjithshme është raportuar nga krerët më të lartë të FIBA Evropës për punën e bërë në vitin e kaluar dhe për punën e bërë në katër muajt e parë të vitit 2022, ndërsa të pranishëm në këtë event kanë qenë edhe presidenti i FIBA Botës, Hamane Niang dhe Sekretari Gjeneral, Andreas Zagklis.

Në fjalimin e tij, sekretari gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis e ka theksuar punën që Federata e Basketbollit e Kosovës është duke e bërë në implementimin e Planit Strategjik 2021-2025 duke thënë se është shembull që duhet ndjekur nga organizatat tjera.

Ndërkaq Kamik Novak, drejtor ekzekutiv i FIBA Evropës në raportin e tij të punës e ka prezantuar punën që FBK-ja është duke e bërë në fuqizimin e klubeve, duke i vënë theks të veçantë organizimit të dy seminareve në bashkëpunim me FIBA-n dhe duke e përgëzuar kështu FBK-në për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar në zhvillimin dhe fuqizimin e klubeve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi po lëviz për rinovimet dhe javën e ardhshme pritet…