FIBA nominon gjyqtarët e Kosovës për kampionatet evropiane
02 maj 2018
| 19:44
Në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të mërkurën ka arritur nominimi nga FIBA Evropa për tre gjyqtarët: Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Dardan Maxhuni, të cilët do ta ndajnë drejtësinë në kampionatet evropiane të kategorive të reja që do të mbahen gjatë kësaj vere.
Duhet theksuar se që nga pranimi në FIBA në vitin 2015, kjo është hera e parë që gjyqtarët e Kosovës nominohen për ta ndarë drejtësinë në gara të nivelit të lartë siç janë kampionatet evropiane të kategorive të reja, për shkak se vitin e kaluar pikërisht këta tre gjyqtarë janë licencuar nga FIBA.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)