“Fibula Travel” me oferta atraktive për Bullgari, Turku kemi nënshkruar rreth 400 marrëveshje

18 maj 2024 | 17:41

Agjencioni Turistik ‘Fibula Travel’, edhe këtë verë ka vendosur që t’u ofrojë qytetarëve të Kosovës oferta atraktive për në bregdetin bullgar.

 

Përpos vendeve tjera që mbulon me operim si kompani liderë e turizmit, “Fibula Travel”, gjatë verës 2024-të synim do ta ketë edhe bregdetin bullgar.

Në lidhje me ofertat e pushimeve verore në bregdetin Bullgare, ka folur për gazetën “Epoka e re”, pronari i “Fibula Travel”,  Shpetim Turku.

Sipas Turkut, kërkesa e qytetarëve të Kosovës për bregdetin bullgar është e madhe,  sidomos këtë verë pas liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se kanë nënshkruar rreth 400 kontrata me hotele të ndryshme.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

“Sivjet risi do të jetë shteti i Bullgarisë, sepse kemi qendër të fluturimit prej qytetit të Prishtinës në airoportin e Burgasit dhe do të ketë oferta të ndryshme në rivierat e Burgasit. Kemi rreth 400 kontrata me hotele te ndryshme. Interesimi është shumë i madh, njerëzit kanë filluar të bëjnë rezervime në vende të limituara. Gjithashtu shkojmë edhe me oferta shumë speciale që e promovojnë një destinacion të ri siç është Bullgaria”, deklaroi ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Sivjet risi do të jetë përparësi shteti i Bullgarisë, sepse kemi qendër të fluturimit prej qytetit të Prishtinës në aeroportin e Burgasit dhe do të ketë oferta të ndryshme në rivierat e Burgasit. Kemi rreth 400 kontrata me hotele te ndryshme. Interesimi është shumë i madh, njerëzit kanë filluar të bëjnë rezervime në vende të limituara. Gjithashtu shkojmë edhe me oferta shumë speciale që e promovojnë një destinacion të ri siç është Bullgaria”, deklaroi ai.

Turku po ashtu bëri të ditur se çarter e fluturimit për në bullgari do të fillojnë me 18 qershor.

“Pra kemi çarter fluturim i cili do të fillojë më 18 qershor dhe do të vazhdojë deri në shtator. Ka me qenë fluturimi njëherë në javë pasi që janë heq vizat na u ka bërë e mundur, sepse moti kemi pas dëshirë të bëjmë çarter fluturimesh për Bullgari dhe promovimin e Bullgarisë por pasi që jemi ‘viza free’ dyert na u kanë çel edhe për këtë destinacion të ri”, ka deklaruar  Turku.

Main Gallery Image

Ai foli dhe për destinacionet tjera të sezonës së 25-të për në Turqi.

“Këtë vit e kemi sezonën e 25-të për Turqi. Faktikisht, ne kemi filluar për Turqi çarter fluturimin e parë e kemi bërë ne ia kemi filluar pra dhe vazhdojmë me Turqinë. Turqia do ketë Antalian, do ketë fluturime çdo ditë, Bodrum, do të ketë çarter fluturim edhe kemi Spanjën prej Tiranës do ketë fluturime njëherë në javë do ketë të martën edhe risi është Italia Jugore krejt prej Tiranës këto nisje prej Prishtinës kemi Antalien, Bodrumin dhe Burgasin”, shtoi tutje Turku.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

E turistët që vizitojnë bregdetin bullgar, pashmangshëm vizitojnë dhe qytetin antik të Nessebar që daton në listën e mbrojtjes së UNESCO-s nga viti 1984, si dhe vizitohet gjatë sezonit veror nga 40.000 turistë brenda ditës, duke mbajtur primatin si destinacion kulturor e historik në Bullgari dhe me gjerë.

Po ashtu edhe  Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit në Kosovë, ka thënë se Bullgaria ka potencial dhe se ofron oferta të shumta turstike. “Si union i promovimit të turizmit jemi të fokusuar dhe tek pjesa  e promovimit të turimzmit. Ne jemi në mbështetje te gjithë anëtareve që i kemi. Prandaj, ftojmë dhe afaristët dhe qytetarët nga Bullgaria që pas sezonës verore turistike ta vizitojnë Kosovën”, ka thënë Hoti.

Këtu mund t’i shikoni Hotelet dhe çmimet:

BULLGARI-HOTELE2

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 35 mijë e 386 palestinezë janë vrarë dhe…