Fico: Sa të jem unë kryeministër, Sllovakia s’do ta njohë Kosovën

22 nëntor 2024 | 13:11

Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, ka vendosur që deri në fund të vitit ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë një çerek shekulli pas hapjes së saj.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka folur për këtë vendim. Ai ka thënë se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën derisa ai është kryeministër.

“E shihni, Sllovakia përmendet gjithmonë kur flasim për mendimin tonë për integritetin territorial. Për sa na përket neve nuk kemi çfarë të ndryshojmë. Pra, e thashë pikërisht në konferencën për shtyp, me presidentin. Tani po, në forume ndërkombëtare ndonjëherë na pyesin nëse do të ndryshojmë mendimin tonë, nëse duam ta shikojmë çështjen ndryshe, dhe unë gjithmonë përgjigjem jo.

Derisa jam kryeministër i Republikës së Sllovakisë, nuk do t’i kthehem kurrë kësaj teme dhe sigurisht dua që ky problem të zgjidhet sa më shpejt. Por e shihni, Kosova është shembull i atij standardi të dyfishtë.

Ai ka thënë se ushtarët sllovakë duan të kthehen në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke deklaruar se këtë ia ka kumtuar edhe Vuçiqit.

“Kam informacionin se sapo i thashë presidentit Vuçiq se ushtarët sllovakë duan të kthehen në misionin e KFOR-it në Kosovë. Ai tha se numri i ushtarëve sllovakë do të jetë rreth 150.

Dhe për ne është shumë e rëndësishme sepse do të marrim informacion objektiv sepse nuk mund të marrim informacion nga media. Pra, nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë, por edhe me marrjen e informacionit objektiv, në mënyrë që ne sllovakët të dimë se çfarë po ndodh realisht atje. Prandaj, numri i ushtarëve sllovakë do të jetë rreth 150. Më vjen mirë që pala serbe e pranoi me mirëkuptim”, tha Fisco për RTS.

Vendimi për mbylljen e Zyrës në Prishtinë, është marrë muajin e kaluar pasi kabineti i majtë-nacionalist i kryeministrit, Robert Fico, po shtyn përpara një agjendë që riformon institucionet dhe politikën e jashtme sllovake.

Ministria e Jashtme e Kosovës nuk e ka komentuar mbylljen e zyrës në Prishtinë dhe as ndikimin që mund të ketë ky vendimin në raportet me mes dy vendeve. /Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner u tall me Kendall Jenner, duke rikrijuar momentin…