Fidan Gashi që ishte lënduar nga shpërthimi në Ferizaj kthehet i shëruar nga Austria

19 shkurt 2021 | 16:48

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Fidan Gashin, i cili ishte dërguar në Austri për shërim, pas shpërthimit që pati ndodhur para disa jave në Ferizaj.

Fidan Gashi tashmë është kthyer në Kosovë afër familjes së tij, ndërsa Zemaj ka thënë se janë në kontakte të vazhdueshme me shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët e tjerë.

Njoftimi i plotë i Zemajt në llogarinë e vet në “Facebook”:

Sapo e përcollëm në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar.

Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Fidani është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.

Po ashtu jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.

Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer.

Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë ndërsa i falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas suksesit të trefishtë të arritur në festivalin ndërkombëtar të…