
Fidel Ylli konfirmohet në krye të KOKSh-it
24 prill 2025
| 11:48
Fidel Ylli është konfirmuar President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ai u rizgjodh kreu i KOKSh-it për një mandat tjetër 4-vjeçar në asamblenë e mbajtur këtë të mërkurë. Ylli ishte kandidati i vetëm për President.
Fidel Ylli mori 64 vota pro dhe 3 kundër. Në këtë asamble mungoi Federata Shqiptare e Futbollit, pasi nuk u përfshi në rendin e ditës, një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv që përmbyste vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme KOKSH-it të mbajtur më 10 janar 2021.
Në anën tjetër Komiteti Olimpik Shqiptar ka njoftuar se ankesa e FShF-së nuk është pranuar më pas nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.