
FIFA dënon Porton
20 shkurt 2019
| 13:09
Komisioni Disiplinor i FIFA-s e ka dënuar Porton me 44 mijë euro për rastin e Yacine Brahimit.
Skuadra portugeze e transferoi sulmuesin në vitin 2014 nga Granda, por që ishte paralajmëruar nga shtëpia më e madhe e futbollit para se të ndodhte marrëveshja.
Porto shkeli rregullat e transferimeve të lojtarëve , duke përfshirë një palë të tretë në transferimin e Brahimit. FIFA do të shikojë më detajisht rastin, ndërsa skuadra portugeze mund të suspendohet për një vjet nga transferimi i lojtarëve.