FIFA dëshiron të blejë ‘Stade de France’
03 mars 2023
| 11:13
Duket se FIFA ka ndërmend të bëjë një lëvizje të pazakontë atë të blerjes së “Stade de France”.
Ky diskutim u bë gjatë takimit në Pallatin Elysee, presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Gianni Infantino, raporton “L’Equipe”.
Vlen të theksohet se stadiumi më i madh në Francë është në pronësi të shtetit francez dhe menaxhohet nga një konsorcium, ndërsa kontrata përkatëse mes dy palëve skadon më 30 qershor 2025.