FIFA dhe federata spanjolle kompensojnë Barcelonën për lëndimin e Gavit
23 nëntor 2023
| 13:50
Gavi pritet të mungojë për të paktën shtatë muaj pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju gjatë ndeshjes së Spanjës kundër Gjeorgjisë.
Sipas medieve vendase, federata spanjolle pritet t’i japë Barcelonës një shumë prej 7,5 milionë eurosh, duke dashur ta dëmshpërblejë në këtë mënyrë klubin katalanas.
Një shumë e cila pritet t’i shtohet tre milionëve që FIFA do t’i japë Barcelonës. Sipas rregullores së FIFA-s, konfederata botërore është e detyruar të paguajë skuadrat kur një futbollist dëmtohet rëndë në masën që duhet të jetë jashtë fushës për më shumë se 28 ditë.
Sipas rregullores përkatëse, çdo klub kompensohet me 20 mijë e 548 euro, në ditë humbje të një lojtari ndërkombëtar që është dëmtuar me kombëtaren e tij.