FIFA dhe UEFA dënojnë edhe Bjellorusinë
03 mars 2022
| 17:38
FIFA dhe UEFA morën masa të ashpra ndaj Rusisë për shkak të luftës që po zhvillojnë në Ukrainë, ndërkohë që ditën e sotme qeveria e futbollit evropian ka marrë një tjetër vendim për Bjellorusinë.
Komiteti Ekzekutiv është mbledhur dhe ka vendosur që kombëtaret e këtij vendi dhe klubet do t’i luajnë ndeshjet si pritës në fusha asnjanëse dhe pa tifozë.
Ky vendim i marrë mund të ndryshojë në vazhdim, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet herë pas herë dhe do të vlerësojë situatën.