FIFA ia jep dritën e gjelbër Shqipërisë për regjistrimin e Etnik Brrutit

19 mars 2025 | 10:57

Shtëpia Botërore e futbollit i ka dhënë përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit për ish-lojtarin e Kosovës, Etnik Brruti.

FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për regjistrimin e Brrutit dhe ai mund të aktivizohet në ndeshjet e muajit maj.

Brruti edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë dhe do të udhëtojë me “kuqezinjtë” për në Angli, raporton “Telesport” transmeton Klankosova.tv

21 vjeçari këtë muaj e kompletoi kalimin nga Kosova U21 te Shqipëria A.

Trajneri Sylvinho e ka ftuar për ndeshjet e marsit, që Shqipëria i luan në kuadër të kuailifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Kombëtarja shqiptare luan me Anglinë më 21 mars, derisa më 24 mars pret Andorrën në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët kanë reaguar ashpër ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit…