FIFA ia shkëput kontratën Zekirja Ramadanit me Gjilanin
Zekirja Ramadani nuk do të jetë më trajner i Gjilanit.
Këtë e ka bërë vet të ditur Ramadani, në rrjetin social ‘Facebook’.
Ai ka thënë se para dhjetë ditëve FIFA ia ka shkëputur kontratën me klubin e Gjilanit.
Më poshtë e gjeni njoftimin e tij:
“Mirupafshim S.C. Gjilani. Pas një periudhe tepër të vështirë erdhi edhe fundi. Para dhjetë ditëve FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur për ndonjë ndryshim të situatës në klub.
Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner. Falënderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaçërisht falenderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumin dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë”.