FIFA ishte aleate e fshehtë e Superligës Evropiane
Gazeta e njohur amerikane “New York Times” ka zbuluar disa informacione të rëndësishme në detaje për Superligën Evropiane.
Pasi analizuan kontratat mes klubeve, gazeta pretendon se këtë projekt e ka ditur edhe FIFA, që ishte aleat i fshehtë. Detaj që bie në kontrast me qëndrimin e presidentit Gianni Infantino pas njoftimit të 12 klubeve, është sepse klubet ishin në kontakt të vazhdueshëm me numrin një të FIFA-së dhe këtë ia kishin konfirmuar gazetës disa njerëz që ishin të afërt me presidentin.
“New York Times” tutje zbulon se Superliga Evropiane dhe FIFA kishin provuar që klubet pjesëmarrëse të merrnin pjesë në një “Kupë Botërore të Klubeve se Botës”, që ishte kërkesë e veçantë nga Infantino, ky i fundit do kishte bindur bankën amerikane “JP Morgan” të investojë një në turne që do ‘prodhohej’ nga Florentino Perez dhe Andrea Anjelli.
Por, të gjitha për një moment u mohuan nga presidenti i FIFA-së, që i ndihmoi UEFA-së të mbyll Superligën Evropiane. Ndërkohë, në Superligën Evropiane vazhdojnë të mbesin vetëm Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.