FIFA konfirmon përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës

18 mars 2022 | 16:16

Kërkesa e Rusisë për të ngrirë ndalimin e FIFA-s për ekipet e saj të futbollit përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës të javës së ardhshme u hodh poshtë sot (e premte).

Rusia nuk do të lejohet të luajë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Polonisë të enjten. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) la në fuqi vendimin e FIFA-s për të përjashtuar Rusinë nga garat e saj.

Rusia u dëbua nga Katari 2022 muajin e kaluar në mes të konfliktit të tyre të vazhdueshëm ushtarak me Ukrainën.

FIFA dhe UEFA fillimisht njoftuan vendimin e tyre për të pezulluar Rusinë nga të gjitha garat botërore dhe evropiane pasi Presidenti rus, Vladimir Putin filloi pushtimet ndaj Ukrainës.

Rusia duhej të luante me Poloninë për një vend në finalen e “play-off”-eve të kualifikimeve të Kupës së Botës, por ajo gjysmëfinale u pezullua në ditën e vendimit. Vendimi është i ngjashëm me vendimin e CAS-it në fillim të javës për të mbështetur ndalimin e UEFA-s.

Rusia kishte kërkuar që ndalimet të ngriheshin derisa të përfundonin procedurat e plota të apelimit. Vendimi i CAS pothuajse me siguri i jep fund pjesëmarrjes së Rusisë në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, vazhdon të jetë shumë…