FIFA kthen në shtëpi gjyqtarin spanjoll
12 dhjetor 2022
| 13:12
FIFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi gjyqtarin spanjoll Antonio Mateu Lahoz. Ai ka gjykuar ndeshjen çerekfinale ndërmjet Holandës dhe Argjentinës, por u kritikua jashtëzakonisht shumë.
Kujtojmë se kjo ndeshje me shumë tensione përfundoi 2-2, derisa pas gjuajtjeve të penalltive argjentinasit u kualifikuan në gjysmëfinale.
Argjentina ishte më e mirë, por ndeshja kaloi me shumë tensione në fushë dhe jashtë saj. Për këtë duket se FIFA e ka parë përgjegjës Lahozin, i cili shpërndau 15 kartonë të verdhë dhe, sipas shumëkujt, ai e menaxhoi shumë keq lojën dhe i ndëshkoi në mënyrë të papërshtatshme lojtarët.