FIFA: Maluma dhe Myriam Fares performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror
Tash e sa kohë flirtet për hapjen e madhe të Kampionatit Botëror 2022, i cili starton këtë të diel më 20 nëntor. Mes shumë emrave të përfolur për të kënduar në ceremoninë e madhe hapëse, shumë prej tyre i refuzuan ftesat.
Këngëtarja Shakira thuhet se ka hedhur poshtë ftesën për të performuar në hapje ndërsa e shumëpërfolura Dua Lipa ka thënë se as nuk ka qenë e negociuar që të performojë. Artistja shqiptare madje shkoi aq larg sa ka thënë që nuk do të shkojë në Katar, pas kritikave që ky shtet nikoqir i kampionatit ka marrë për mos-respektim të të drejtave të njeriut.
Faqja zyrtare e FIFA-s në “Facebook” njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse. Ata do të jenë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares. “Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.